Transmetuar më 19-09-2019, 20:05

I lodhur nga dhuna e vazhdueshme e prindërve, një djalë 9-vjeçar ka marrë vendimin ekstrem dhe është hedhur nga kati i nëntë i pallatit.

Ngjarja ndodhi në Enerhodar, në jug të Ukrainës, ndërsa vogëlushi gjeti vdekjen e menjëhershme.

Fqinjët raportojnë se dëgjuan prindërit e tij duke i bërtitur për grisjen e rrobave dhe e rrahën.

Më pas djali hipi në dritaren e banesës dhe u hodh.

Prindërit e tij rrëfyen se e rrahën djalin dhe se ai u hodh nga dritarja menjëherë pas abuzimit. /k.k/noa.al/