Transmetuar më 19-09-2019, 21:55

Në Indonezi do të aplikohet dënim me burg për çdo burrë që tradhëton gruan.

Lëvizja është kritikuar ashpër nga grupet e të drejtave të njeriut, që e përshkruajnë si shkelje flagrante të lirive dhe të drejtave.

Projekt-ligji i cili parashikon gjithashtu dënime për fyerjen e presidentit, është vendosur të miratohet me urgjencë javën e ardhshme, pasi qeveria i dha driten jeshile të mërkurën.

Indonezia është vendi më i madh me shumicë myslimane në botë, por “mburret” duke e cilësuar veten si “komb tolerant me një përzierje të larmishme etnish dhe besimesh”. /k.k/noa.al/