Transmetuar më 19-09-2019, 22:30

Gjykata për Krime të Rënda publikoi para pak çastesh vendimin për ish ministrin e Brendshëm dhe ish deputetin e Partisë Socialiste, Saimir Tahiri duke e shpallur fajtor, raporton nga gjykata, gazetari i noa.al. Tahiri u dënua formalisht me 5 vjet heqje lirie, por ky dënim nuk do të zbatohet.

Gjykata çmoi se Tahiri duhet të vuajë tre vjet survejim përmes shërbimit të provës pasi përfiton nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi me 5 vjet burgim i konvertohet me liri të kushtëzuar.

Ish-ministri ka thënë se vendimi ndaj tij ishte qesharak.

Ai në mënyrë ironike ka thënë se më mirë ta kishin dënuar për trafik droge sesa dënimin që i dhanë.

“Do ishte mire ta kishin bërë si burrat, të më kishin dënuar për trafik se kështu si e bënë është qesharake. Isha më i qartë kur hyra. Është njëlloj si të hysh në një provim, të thotë mësuesja shumë mirë je përgatitur, por do marrësh 5. Si ti’a bëj për të gjithë kushërinjtë idiotë në fis duhet të mbaj përgjegjësi. Ju falenderoj se për dy vite keni ndjekur procesin e shekullit dhe u katandis kokoshi në thelë”, tha Tahiri./a.k/noa.al/