Transmetuar më 19-09-2019, 22:57

Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka konsideruar “Vendimi i turpshëm për të mos bërë drejtësi” vendimin e dhënë nga gjykata për krimet e rënda për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri. Zoti Basha në një reagim në rrjete sociale kujton se ai është “.. krahun i djathtë i Edi Ramës, që e mbushi Shqipërinë me drogë dhe e shndërroi atë në njollën e zezë të krimit në Europë”. Sipas zoti Basha kjo “provon se drejtësia në Shqipëri është peng i Edi Ramës, dhe Edi Rama është peng i krimit”. “Vendimi i sotëm konfirmon se Edi Rama bëri gjithçka për ta mbrojtur Saimir Tahirin, sepse Saimir Tahiri e mban peng Ramën me dosjet e korrupsionit dhe të lidhjeve të tij me krimin, duke nisur me dosjen e kokainës së Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i Edi Ramës” shkruan zoti Basha. “Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, në Shqipëri nuk ka për të patur drejtësi, krimi dhe të pushtetshmit do të jenë të paprekshëm, Shqipëria do të mbetet peng i krimit dhe shqiptarët më të varfër e më të papunë. Vetëm çlirimi i qeverisjes nga krimi do ti hapë rrugë drejtësisë së vërtetë dhe mirëqenies për të gjithë shqiptarët” përfundon reagimi i kreut të PD për vendimin e dhënë nga gjykata për ish ministrin e brendshëm Tahiri.