Transmetuar më 20-09-2019, 10:14

Gjyqi maratonë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është ndjekur me vëmendje të madhe jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe nga ndërkombëtarët.

Përveç përfaqësuesve të ambasadave të huaja, procesi është ndjekur edhe nga gazetarë të huaj, të cilët e kanë pasqyruar në mediet ndërkombëtare, si dhe vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për ta shpallur fajtor ish-ministrin për shpërdorim detyre.

Agjencia ndërkombëtare e lajmeve “Reuters” i kushton një artikull Saimir Tahirit, duke u hapur me titullin “Ish-ministri shqiptar i pastër për akuzat e drogës, fajtor për shpërdorim detyre”.

Më tej, në shkrim agjencia prestigjioze shkruan se “Një gjykatë shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri të enjten për shpërdorim detyre por të pafajshëm për trafik droge, dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim provë”.

“Gjykata shqiptare e shpalli fajtor ish-ministrin e brendshëm, Saimir Tahirin të enjten për shpërdorim detyre, por të pafajshëm për trafik roge dhe e dënoi atë me tre vjet shërbim prove. Prokurorët donin që Tahiri, dikur një nga bashkëpunëtorët më të afërt të kryeministrit Edi Rama, të burgosej me 12 vjet për akuzën e korrupsionit, trafikut të drogës dhe të qenurit pjesë e një grupi kriminal, një rast që ka tronditur administratën e majtë.

Vendimi vjen një muaj para se vendet anëtare të Bashkimit Europian, të interesuar të shohin Tiranën të rritë luftën e saj kundër korrupsionit, të takohen për të vendosur nëse do të mbështesin ofertën e Shqipërisë për të filluar bisedimet e pranimit të rekomanduara nga Komisioni i BE, shkruan Reuters.

Ndërsa Euroneës shkruan: “Ligjvënësit socialistë në pushtet refuzuan thirrjet për të hequr imunitetin e Saimir Tahirit vitin e kaluar dhe per tja dorezuar drejtesise, por ai hoqi dorë vetë nga mandati i deputetit në muajin maj pasi shtetet e BE kërkuan nga Tirana që të luftonte seriozisht korrupsionin nëse dëshironte të anëtarësohej ne BE.

Një nga yjet në ngjitje të Partisë Socialiste kur u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013, kur ishte vetëm 34 vjeç, Tahiri filloi modernizimin e forcës policore dhe i dha fund prodhimit në shkallë industriale të kanabisit në Lazarat në fillim të vitit 2014. Sidoqoftë, kanabisi më pas u përhap në të gjithë vendet e Ballkanit dhe trafikantët kanë zbarkuar ngarkesa deri në një ton në Itali”.

Ansa: “Ish-ministër në kabinetin e kryeministrit socialist të Edi Ramës, në detyrë deri në marsin e kaluar 2017, Tahiri përfundoi në gjyq pas hetimeve të kryera në Itali, hetime që çuan, në tetor të po këtij viti, në shkaterrimin e një organizatë kriminale e përbërë nga italianë dhe shqiptarë, disa të afërm të ish-ministrit, që merreshin me trafikimin ndërkombëtar të drogës dhe armëve. Tahiri tashmë ka njoftuar se do të apelojë vendimin”./b.l/noa.al/