Transmetuar më 20-09-2019, 12:47

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në Velipoje koordinatorët e Veriut, ndërsa të të pranishëm janë  edhe ministri Sandër Lleshaj, Senida Mesi, kryetari i bashkisë  Lezhë dhe deputet të PS-së .

Burime nga mbledhja bëjnë më dije se 80 % e drejtorëve do të largohen në të gjithë bashkitë e qarkut Shkodër.

“80% e drejtoreve do ikin për gjitha bashkitë e qarkut Shkodër. Është kërkuar vlerësimi i performancës të institucioneve me varësi nga qendra”, thanë burimet.

Kreu i qeverisë është shprehur se të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqjen por do bëhet vlerësimi i performancës, për të bërë seleksionim pasi e rëndësishme është që bashkia të përfaqësohet me profesionalizëm.

Gjatë mbledhjes theksi për këtë reformë është vënë te qarku i Shkodrës, por nuk janë përjashtuar bashkitë e tjera si ajo e Kukësit.

Në mbledhjen e sotme është pranuar dorëheqja drejtorëve të cilët paraqitën kërkesën për t’u tërhequr nga posti pas urdhrit të kreut të qeverisë Edi Rama. Është pranuar dorëheqja  e Myzafer Bushit, drejtor i Drejtërisë së Thesarit,  drejtor i Hetimit Tatimor Agim Shima, drejtori i ARRSH Shkëlqim Sterkaj dhe drejtrorit të ENT-it të banesave Brian Murriqi./b.l/noa.al/