Transmetuar më 20-09-2019, 14:30

Ish-deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho tha se mbetet sëmundje e pashërueshme e institucioneve të zbatimit të ligjit ne Shqipëri, por edhe standardi i dyfishtë.

Duke iu referuar vendimit të gjykatës për dënimin e Saimir Tahirit, ajo tha se përfundojnë në burg ata që  nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike.

"Saimir Tahiri dënohet me shërbim prove, ata që nuk janë në shërbim të shefit të madh përfundojnë në burg edhe kur mbrojnë shtëpitë e tyre prej vjedhjes së pushtetit të shefit të madh."

"Përfundojnë në burg edhe pse nuk kanë mundësi të paguajnë faturat e energjisë elektrike, përfundojnë në burg edhe pse nuk pranojnë të mbyllin gojën dhe të bëhen servilë dhe shërbëtorë të pushtetit kriminal të shefit të madh."

‘Shefi i vogël, shpëtoi nga burgu por formalisht u shpall fajtor që të shpëtojë shefi i madh" u shpreh Xhixho në një prononcim për median nga selia e LSI-së", theksoi Xhixho. /a.m/NOA.al