Transmetuar më 21-09-2019, 21:55

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzlim Basha, ka reaguar pas tërmeteve të fuqishëm që goditën vendin gjatë kësaj të shtune.

Basha shkruan në rrjetet sociale se “është lajm i mirë fakti që nuk pati viktima, ndërsa shton se “në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”.

Basha uron shërim të shpejtë për të lënduarit dhe natë të qetë për çdo familje.

“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë.

Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”, shkruan Basha./a.k/noa.al/

Shënim i NOA:

Nëse ndjeni nevojë për ndihmë, kontaktoni numrat e mëposhtëm, nga çdo telefon fiks ose celular, pa pagesë, edhe nëse nuk keni paketa aktive:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë. Dhe sipas nevojave specifike:

Numrin unik 112 që është për çdo nevojë apo urgjencë.

Dhe sipas nevojave specifike:

Policia e shtetit ☎ 129.

Zjarrfikesja ☎ 128.

Urgjenca ☎ 127.