Transmetuar më 22-09-2019, 20:07

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ishte sot në njësinë 7 të kryeqytetit së bashku me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Këshillit të Qarkut Tiranë Aldrin Dalipi dhe administratoren e kësaj njësie, ku edhe vizituan disa nga familjet më të dëmtuara nga lëkundjet sizmike që fatkeqësisht prekën vendin.

Ministrja Gjonaj tha pas këtij takimi, se, “së pari për t’i qetësuar nga paniku dhe për t’iu ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të njësisë dhe së dyti për t’i garantuar plotësisht për rimëkëmbjen e çdo banese të prekur nga tërmeti”.

“E njoh fare mirë sakrificën e tyre për të pasur një banesë, ndaj jemi të angazhuar maksimalisht për t’i ardhur në ndihmë çdo qytetari që ka nevojë si për ndërhyrjen institucionale, ashtu edhe për ndihmën tonë të drejtpërdrejtë.”

“Bashkë do të mund ta kapërcejmë këtë situatë për të vijuar më tej me projektet që ju kemi premtuar dhe po i realizojmë”, ishte mesazhi i ministres Gjonaj, teksa fotot tregonin qartë dëmet e pësuara në disa familje të kësaj njësie. Rama u pa të pritej me përqafime nga një grua e moshuar, banesa e së cilës ishte ndër më të dëmtuarat.

Kryebashkiaku Veliaj u pa të vizitonte më herët me numrin dy të qeverisë, Erion Braçe një zonë të tjetër të prekur nga tërmeti./a.m/NOA.al