Transmetuar më 22-09-2019, 21:46

Kjo është një mënyrë për të mirëpritur vjeshtën!

Qindra njerëz dolën të festonin uljen e temperaturave, ndërsa u bashkuan në plazh për të pritur Ekuinoksin e  ri, atë të vjeshtës.

Ata u bashkuan në përvjetorin e 8-të  këtë të Dielë.

Kushdo që dëshiron të marrë pjesë në festime duhet që edhe të dhurojë 15 paund, ndërsa shuma shkon për bamirësi të njerëzve që vuajnë nga shëndeti mendor, sipas Daily Mail.

Organizatori i ngjarjes, Jax Higgerson, 41 vjeç, doli në organizimin  e parë të vitit 2012, ku edhe pati mbi 600 të pranishëm.

Këtë vit mbi 700 njerëz u mbodhën për të hyrë në ujërat zakonisht të ngrira në “Druridge Bay”, Northumberland, Britani.

Pjesëmarrësve iu kërkua të blinin bileta në internet, ku secili duhet të paguante edhe tarifën./a.m/NOA.al