Transmetuar më 23-09-2019, 11:22

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë tha se solidarizohet me të gjithë të dëmtuarit dhe të prekurit nga tërmeti në Tiranë, Durrës dhe qytet e tjera.

"Të gjithë së bashku përjetuam momente tensioni dhe frike, si pasojë e tërmetit që përfshiu pothuajse të gjithë vendin.

Fenomene të tilla natyrore normalisht krijojnë panik midis njerëzve. Mbi të gjitha cilido prej nesh duhet të marrë mësimin e duhur nga kjo.

Së pari, t’i lutemi të madhit Zot që të na fali gabimet e shumta dhe të na ruaj nga të dëmet e tërmetit.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbështesin njëri-tjetrin, të ndihmojmë të moshuarit, gratë shtatzëna, fëmijët dhe këdo që ka nëvojë.

Të ruajmë qetësinë dhe të shmangim panikun", thuhet në deklaratën e KMSH, raporton noa.al.

Fatkeqësisht, ka patur të lënduar që janë paraqitur në spitale të ndryshme të vendit, prandaj të sensibilizohemi dhe ti zgjasim dorën e ndihmesës të afërmve, fqinjeve dhe miqve bashkëkombas të lënduar.

Duke ju uruar shërim sa më të shpejtë të lënduarve t’i lutemi Zotit të gjithë së bashku!, përfundon deklarata.