Tërmeti i fuqishëm në Stamboll, të trembur dhe duke qarë braktisin shkollat (FOTO)
Transmetuar më 26-09-2019, 14:35

Tërmeti i fuqishëm që goditi sot Stambollin, është shoqëruar me pamje dramatike.

Shumica e banorëve të qytetit me rreth 16 milionë banorë dolën në rrugë, pas lëkundjeve të forta, të pak çasteve më parë.

Ata braktisën banesat dhe zyrat, por pamjet e para dramatike vijnë nga shkollat e Stambollit.

Nxënës dhe studentë dolën menjëherë jashtë, të shqetësuar dhe duke qarë nga paniku.

Tërmeti me magnitudë 5.7 i shkallës Rihter, po aq sa goditi Shqipërinë, raportohet se epiqendrën e pati në detin Marmara, 70 km në perëndim të Stambollit.

Dëshmitarët e përshkruan fenomenin e natyrës si "të fortë" dhe "shumë të dhunshëm". Autoritetet nuk raportojnë ende dëme apo të lënduar në njerëz. Shqetësues është fakti se tërmeti i fuqishëm është shoqëruar edhe me dhjetëra lëkundje më të lehtë gjatë orës së fundit./a.m/NOA.al

https://www.haberturk.com/video/haber/izle/son-dakika-istanbulda-korkutan-depremden-goruntuler/655819

Loading...
Loading...