Vdes i përplasur nga treni, kamerat filmojnë kush e shtyu
Transmetuar më 30-09-2019, 08:43

Ishte 61 vjeç, një person i cili gjeti vdekjen i përplasur nga një tren në metronë e New York, i cili u shty nga një i panjohur.

Mediat amerikane publikojnë video, ku siç mësohet, në Bronx, viktima Wai Kuen Kwok, po priste trenin e linjës D, bashkë me të shoqes në stacionin e 167-të, për të shkuar nga Chinatown në Manhattan.

I panjohuri u afrua dhe e shtyu burrin drejt shinave të trenit, në sy të gruas. Autori i dyshuar dhe viktima nuk njiheshin.

Policia publikoi një video nga skena e vrasjes, ndërsa i dyshuari u largua me autobus.

Për këdo që mund të japë informacion për kapjen e autorit, policia ka vënë si shpërblim 2 mijë dollarë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...