Isea, vajza e Saimir Çilit përfaqëson Shqipërinë në festivalin europian 2019
Transmetuar më 30-09-2019, 15:29

“Mikja ime fëmijëri” kënduar nga Isea Çili u shpall fituese e Junior Fest Albania 2019.

Kompozitor i këngës është Saimir Çili dhe poezia e Jorgo Papingjit.

Isea është vajza e Saimir Çilit dhe Suela Kalasë.

Festivali u mbajt të dielën në mbrëmje në Amfiteatrin e Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës. Dashamirësit e muzikës për fëmijë ndoqën 18 krijime të interpretuesve nga 9-14 vjeç. Ata erdhën nga të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe jashtë saj.

Isea Çili pas fitores do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian “Junior Eurovision Song Contest”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Gliëice të Polonisë.

Saimir Çili, kur u pyet për marrëdhënien me vajzën, disa kohë më parë, nuk hezitoi të thoshte se i ka ngjarë atij në karakter.

"Isea është shumë e dashur, pak mistrece dhe shumë e fokusuar në detyrat e saj. Kur do ta bëj dicka, o e bën, o se bën fare. Ka ngjarë pak nga geni im, nga babi nga Gjirokastra që kështu sic them unë do bëhet dhe pikë. Unë gjithmonë ia plotësoj se pika më e dobët, ajo mbetet në jetë", zbuloi Çili.

Mediat e huaja i kanë bërë jehonë fitores së Isea Çili, për faktin se ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin europian të fëmijëve, por në Shqipëri, fatkeqësisht, nuk ka asnjë interes fakti se nga kush do të përfaqësohet vendi ynë në arenën ndërkombëtare.

Kjo është hera e gjashtë që Shqipëria merr pjesë në këtë aktivitet ndërkombëtar muzikor për fëmijë.

RTSH do ta transmetojë Junior Fest Albania 2019 të mërkurën në orën 20.35. /a.m/NOA.al

Loading...
Loading...