Transmetuar më 30-09-2019, 17:35

Një vajzë ka humbur jetën në Afganistan pasi telefoni i shpërtheu në dhomën e saj.

Adoleshentja Alua Asetkyzy Abzalbek ishte duke fjetur, ndërsa telefonin e kishte lënë poshtë jastëkut.

Dhe të nesërmen në mëngjes, 14-vjeçarja u gjet e vdekur ndërsa bateria e telefonit i kishte shpërthyer afër kokës.

Policia tha se vajza e kishte vendosur telefonin në karikim. Besohet se ajo pësoi lëndime të mëdha në kokë nga shpërthimi i baterisë dhe vdiq menjëherë. /k.k/noa.al/