Gjenden më shumë se 130 delfinë të ngordhur në bregdet, mister shkaqet
Transmetuar më 30-09-2019, 18:15

Pushuesit kanë gjetur më shumë se 130 delfinë të ngordhur në një ishull të Afrikën Perëndimore.

Ende nuk dihet arsyeja e kësaj masakre, për të cilën ekspertët kanë nisur një studim.

Me qindra persona dolën vullnetarë për pastrimin e bregdetit si dhe shumica prej tyre tentuan t’i rikthenin në oqean me shpresën për t’i shpëtuar, por vetëm 20% e tyre arritën të mbijetonin.

Vullnetarët varrosën rreth 136 delfinë ndërkohë që shumë prej tyre janë marrë nga ekspertët për t’u ekzaminuar dhe për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarje. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...