Transmetuar më 30-09-2019, 19:45

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kaliforni. Për shkak të neglizhencës së nënës, një vogëlushe 2-vjecare ka ndërruar jetë në makinë.

Ndërkohë që temperaturat ishin shumë të larta, nëna e la vetëm që të shkonte për të pirë alkool me një mikeshë. Vogëlushja June Love Agosto qëndroi e mbyllur në makinë poshtë një batanije për 5 orë, të shtunën.

Nëna la kondicionerin ndezur dhe mbylli dritaret kur u largua. Pasi u kthye, e gjeti vogëlushen të djegur nga i nxehti dhe të mbuluar me të vjella.

Ndërsa po priste mjekët, nëna e vuri në lokal për qetësuar, duke hedhur ujë mbi trupin e saj. June u dërgua në spital me djegie në fytyrë, gjoks dhe krahë ndërsa ishte në arrest të plotë kardiak, por nuk arriti të mbijetonte. /k.k/noa.al/