Basha letër bankave: Mos rrezikoni me financimin e PPP-ve! Do ti anulojmë
Transmetuar më 01-10-2019, 12:00

Kryedemokrati Lulzim Basha i’u ka dërguar një letër bankave të nivelit të dytë dhe për dijeni Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

“Mos rrezikoni me financimin e PPP-ve që pastrojnë para të drogës dhe korrupsionit! Do t’i anulojmë!”, shkruan lideri i opozitës në letrën e tij.

Basha përmend paralajmërimet e vazhdueshme të opozitës se sektori bankar është më i ekspozuari nga bashkëpunimi mes qeveritarëve të korruptuar me disa kompani që po përdorin sektorin e ndërtimit për të pastruar paratë e fituara nga aktivitetet e paligjshme.

Ai thotë se disa kompani kanë marrë leje ndërtimi dhe kontrata publike në nivele të tilla që nuk justifikohen as nga eksperiencat e tyre dhe as nga mundësitë financiare që ato kanë, ku mes tyre përmend dy kontratat e fundit PPP për projektet rrugore Milot-Balldren dhe Orikum- Dukat.

Sipas tij, të dyja kontratat publike, haptazi, cenojnë interesin publik dhe dëmtojnë në mënyrë të rëndë interesat financiare të shtetit shqiptar, duke u siguruar përfitime të padrejta zyrtarëve të korruptuar dhe kompanive priva.

Basha shpreh vendosmërinë e tij dhe të opozitës që, me të njëjtën forcë goditëse ndaj fenomenit të korrupsionit e pastrimit të parave, me të njëjtën forcë e vullnet do të mbështesë këdo që beson në konkurrencën dhe tregun e ndershëm.

Më poshtë gjeni letrën e kryedemokratit. /a.y/noa.al

Basha letër bankave: Mos rrezikoni me financimin e PPP-ve! Do ti anulojmë by Anonymous MjostHRqY6 on Scribd

Loading...
Loading...