“Jam hidraulik, tradhtova time shoqe duke bërë seks të çmendur me një kliente”
Transmetuar më 01-10-2019, 20:42

Seks me një kliente. Një djalë i ri, me profesion hidraulik, ka rrëfyer historinë etij bizare për rubrikën “E dashur Deidre” në të përditshmen britanike, The Sun. i riu pohon se ka tradhtuar të shoqen me një kliente që e kishte thirrur për të riparuar tubin e banjës.

Pas tradhtisë, ai thotë se është penduar. Në fakt e shoqja e mori vesh dhe e braktisi. Për më tepër nuk e lë të shohë as djalin e tyre të vogël.

Është ky, një rast konkret se sa e rrezikshme është të çosh në humnerë stabilitetin martesor, për një aventurë erotike.

Ja rrëfimi i 33-vjeçarit

“E gënjeva time shoqe. Bëra seks me një kliente që më kishte thirrur për të riparuar tubin e banjës. Tani gruaja nuk ma fal më. Ishim bashkë për 8 vjet dhe kemi një djalë 5 vjeç. Unë jam 33 vjeç dhe ajo 31.

Herë-herë kemi pasur probleme, por asgjë serioze. Megjithatë kisha krijuar ndjesinë se ime shoqe nuk më dashuronte më.

Në këtë vorbull, ndodhi ajo, tradhtia. Iu përgjigja një telefonate ku një ferr kërkonte t’i riparoja tubin e banjës. Shkova dhe ajo u lumturua që më pa sepse dhe dëmi nuk ishte i vogël. E riparova dhe ajo u gëzua shumë. Ndërkohë tregonte për veten e vet. Tha se ishte 36 vjeçe dhe ishte ndarë e tani nuk kishte asnjë raport intim. Në një moment të tillë flirti, nisëm të putheshim. Ishte diçka pasionante që vazhdoi me aktin seksual, i cili ishte fantastik. Vendosëm që të mbajmë lidhje dhe të thërrisnim njëri-tjetrin me sms sa herë donim të takoheshim.

Dhe kështu bëmë, u takuam sërish, për disa herë të tjera. Në çdo rast, seksi me të ishte “fundi i botës”. I thashë se po e dashuroja dhe pse ajo nuk po më besonte.

Në krahun tjetër, ime shoqe arriti të kapë telefonim tim dhe të lexojë mesazhet tona duke kuptuar prej tyre të gjithë lidhjen tonë.

Pas një sherrosjeje të gjatë, u largua nga shtëpia bashkë me djalin. Kështu më theu zemrën dhe pse i premtova se nuk do ta përsërisja më. I dua sërish pranë meje”, – përfundon rrëfimi i 33-vjeçarit i cili kërkon ndihmën e psikologes së njohur, Deidre.

Ja përgjigjja e saj:

“Jam e sigurt se e do, por gruaja jote nuk e kapërdin dot dëmin që i ke bërë, zhgënjimin që i ke sjellë. Asaj mendja i rri gjithë kohës aty dhe nuk ia del dot ta heqë lehtë.

Nga ana tjetër keni një fëmijë dhe është mirë që ai të rritet në gjirin familjar, me të dy prindërit e tij.

Ndaj urgjent, bëj përçapjet e tua më të forta. Shko dhe takoje, binde se kjo nuk do të ndodhë kurrë më. Kërkoji që ta lërë pas atë që ndodhi dhe lute të të japë një shans për të të vënë në provë se atë që premton nuk e thua kot. Thuaji se ky shans vlen dhe për djalin tuaj.

Nëse ajo e pranon këtë, mos harro se ke një detyrë për të përmbushur, të mbash premtimin tënd!”, – përfundon këshilla e Deidre. /noa.al/

Loading...
Loading...