Titulli i gazetës zvicerane për shqiptaren: “Ajo është Angela Merkeli ynë”
Transmetuar më 01-10-2019, 22:08

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcaktuar që në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë, të kandidojë me Vjosa Osmanin për postin e kryeministrisë.

Përveç mediave në Kosovë, tashmë Osmanin kanë filluar ta krahasojnë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, edhe media të të huaja.

Gazeta zvicerane “Neue Zurcher Zeitung”, në një artikull kushtuar zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Kosovës, e ka nisur me titullin: “Ajo është Angela Merkeli ynë”, duke cituar fjalët e një të moshuari nga Kosova.

Osmanit, në mbështetje i kanë dalë edhe Partitë Popullore Evropiane.

Gjatë hapjes së fushatës së LDK-së në Prishtinë ka marrë pjesë nënkryetari i EPP-së, Dara Murphy, i cili ka shprehur mbështetjen për fitoren e Vjosa Osmanit.

Zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit vijnë si rezultat i dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që kishte marrë nga Gjykata Speciale dhe pas problemeve me partnerët e koalicionit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...