Dënimi i përjetshëm për tetë tifozët e Tiranës, kreu i grupit ” Capital Crew”, një personazh i njohur
Transmetuar më 02-10-2019, 17:21

FSHF dënoi sot 8 tifozë të Tiranës me "dënim të përjetshëm".

Ky ishte dënimi i parë ekstrem, i marrë nga Disiplina dhe Etika, sipas model anglez, teksa tifozët që konsiderohen "huliganë" përjashtohen përgjithmonë nga stadiumet.

Mes tetë tifozëve të dënuar bën pjesë edhe personazhi i njohur Alban Rexha, i cili është njëkohësisht edhe kreu i  grupit "Capital Crew".

Gjithashtu tribuna G2 e stadiumit "Selman Stermasi", ku qëndronte grupimi "Capital Crew" gjatë ndeshjeve të Tiranës, do të jetë gjatë gjithë sezonit e mbyllur.

Sipas FSHF-së, në bazë të Nenit 11/1/g të KDS, ndalimin e hyrjes përgjithmonë në çdo stadium ku organizohen aktivitete të FSHF të personave: Elton Bande, – Alban Rexha, Getard Celiku, Mateos Majani, Aksel Manxhari, Thanas Bendo,  Bledar Luga dhe Gentian Qosja.

Tirana është dënuar edhe me 4 ndeshjet e radhës pa tifozë, ndërsa Partizani me 2 ndeshje, përveç gjobave që morën klubet kryeqytetase, lidhur me trazirat në ndeshjet derbi. /NOA.al/

Loading...
Loading...