Vriten katër oficerë policie në Francë, autori ekzekutohet pak momente pas krimit
Transmetuar më 03-10-2019, 15:26

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Parisin këtë pasdite, ndërsa raportohet se katër oficerë policie janë vrarë me thikë, dyshohet nga një koleg i tyre.

Autori, ende i paidentifikuar, është ekzekutuar pak minuta pas ngjarjes nga policia.

Deri më tani nuk ka asnjë deklaratë zyrtare nga autoritetet franceze. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e godinës së policies rreth orës lokale 13:00.

Një stacion metroje pranë selisë së policisë është mbyllur për arsye sigurie, njoftoi autoriteti i transportit të qytetit pas sulmit.

Kryeministri francez, Edouard Philippe dhe Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner ndodhen në vendin e ngjarjes.

Kryebashkiakja e Parisit, Anne Hidalgo konfirmoi në Tëitter se disa njerëz u vranë në sulm.

I dyshuari pas sulmit besohet se kishte punuar në selinë e policisë, megjithëse nuk është e qartë se në çfarë pozicioni.

Sulmi vjen një ditë pasi policia franceze hyri në grevë në mbarë vendin pas një sulmi dhune ndaj oficerëve si dhe rritje të niveleve të vetëvrasjeve brenda forcës./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...