Edhe pse i pamundur mori pjesë në koncertin e saj, Aurela emocionon me fjalët për Jorgo Papingjin
Transmetuar më 04-10-2019, 00:51

Pak ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe, zhvilloi një koncert në amfiteatrin e Tiranës.

Në koncertin e saj morën pjesë fansa, të njohur dhe miq të afërt të saj.

Aurela “ndezi” skenën për rreth 3 orë dhe përcolli shumë energji dhe dëfrim për të pranishmit.

Pas koncertit ajo ka bërë falenderime të shumta në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo është ndalur për të falenderuar një mik të shtrenjtë, shkruesin e shumë teksteve të këngëve, Jorgo Papingjin.

Ja si e falenderoi Aurela, teksa ka publikuar një foto me të në rrjetet sociale:

“Ky është njeriu që shkroi kaq shumë për mua. Ai është pakëz i pamundur, por erdhi në koncert. Erdhi e në fund më tha: ‘Më shërove’. Shpirtërisht shpresoj të ketë marrë nga ajo natë ku këndova këngët, tekstet që shkroi. Ka shkruar të gjitha këngët që ju këndoni me mua mbas 20 vitesh me muzikën e Adrian Hilës. Si të mos jem mirënjohëse?”./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...