Transmetuar më 04-10-2019, 11:58

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rrëzimit të një avioni të luftës së dytë botërore, i cili mori flakë, sapo u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar të Bradley, në Connecticut, SHBA.

Lajmi u bë publik për mediat këtë të enjte, nga shefi i policisë James Rovella, i cili shpjegoi se në bordin e avionit bombardues ‘Boeing B-17’, udhëtonin 13 persona.

Avioni përdorej për qëllime edukative dhe nuk drejtohej nga ushtarakë.

Guvernatori i Connecticut, Ned Lamont, shprehu ngushëllimet me anë të një mesazhi.

“Lutemi për gjithë ata persona që ndodheshin në bord dhe që u përfshinë në këtë situatë fatkeqe me një avion historik”, thuhet në mesazh.

Lidhur me incidentin është hapur një hetim. /a.y/noa.al