Transmetuar më 04-10-2019, 14:22

Edhe pse mban 68 vite mbi supe, Hu Hai nga Kina duket si një 20-vjeçar. Është zgjedhur si “gjyshi më modern” dhe u bë i famshëm në të gjithë Kinën për mënyrën se si arriti të qëndronte i ri, pavarësisht moshës.

Por cili është sekreti i tij për rininë e përhershme? Që kur ishte fëmijë praktikoi shumë sporte dhe pasioni i tij për aktivitetin fizik ishte sekreti i pamjes së mrekullueshme. Në Kinë ai u bë i famshëm pasi mori pjesë në një shfaqje talentesh të dedikuar për të moshuarit.

Askush, midis publikut dhe jurisë, nuk besonte se Hu Hai ishte vërtet 68 vjeç. Duke e parë atë, ai me të vërtetë duket si një djalë 20 vjeç dhe shumë njerëz pyesin se si arriti të qëndronte kaq i ri.

“Të gjithë do të jenë të vjetër një ditë, nuk ka asnjë mënyrë për ta shmangur atë . Por në qoftë se ndiheni të vjetër dhe jeni vetëm duke pritur vdekjen dhe nuk doni të mësoni ose eksperimentoni gjëra të reja, jeni vërtet të vjetër, pavarësisht moshës suaj.

Unë mendoj se mosha ime mendore gjithmonë do të jetë 20 vjeç . Pavarësisht nga ajo që thonë të tjerët, unë jam 20 vjeç. Unë mund të bëj atë që bëjnë 20-vjeçarët. Rinia është një lloj qëndrimi dhe nëse ke pasion dhe kuriozitet, mund të jetosh një jetë tjetër”, tha Hu Hai gjatë intervistës. /k.k/noa.al/