Selena Gomez flet për familjen e saj klandestine: Emigrimi shkon përtej politikës, është çështje njerëzillëku
Transmetuar më 05-10-2019, 08:42

“Në vitet ‘70-të halla ime kaloi kufirin mes Meksikës dhe SHBA, e fshehur në pjesën e pasme të furgonit. Më pas vijuan gjyshërit e mi dhe im atë lindi në Texas pak më vonë”.

Këngëtarja Selena Gomez duke folur për ‘Time’, tregon se familja e saj hyri ilegalisht në SHBA.

Ajo shprehet se, “Emigrimi shkon përtej politikës, është një çështje njerëzillëku, ka të bëjë me njerëzit e vërtetë dhe shkatërron jetë reale. Në vitin 1992 linda si qytetare amerikane në sajë të kurajës dhe sakrificës së familjes time. Emigrimi klandestin është një temë për të cilën mendoj çdo ditë.

Nuk e harroj kurrë se sa me fat jam që kam lindur në këtë vend, në sajë të familjes sime dhe rrethanave. Kur shoh inatin në rrjetet sociale, kam frikë për vendin tim. Mënyra me të cilën përballemi me emigrimin, ka të bëje me njerëzillëkun tonë, empatinë tonë dhe mëshirën tonë”.

Selena thotë se nuk është eksperte, ndërsa nënvizon se është e vetëdijshme që duhen rregulla, por se duhet kujtuar se Amerika u krijua nga njerëz që erdhën nga vende të tjera. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...