5 gjërat që një njeri inteligjent nuk mund ti pranojë
Transmetuar më 05-10-2019, 14:26

Një njeri inteligjent është gjithmonë gati për dialog dhe për pranimin e mendimeve dhe veprimeve të të tjerëve. Por ka disa gjëra që njerëzit inteligjent nuk i tolerojnë dhe këto po i rendisim më poshtë.

-Të dashurit është një e drejtë dhe një detyrë e çdo qenie njerëzore, por ajo që personat inteligjentë nuk pranojnë, është të ndjerit gjithmonë në qendër të vëmendjes, sidomos kur kjo gjë ju vihet gjithmonë në dukje.

-Njerëzit inteligjentë e dinë mirë se jeta ka jo pak vështirësi dhe stres dhe për këtë gjë, mundohen të rrethohen vetëm nga njerëz kuriozë dhe pozitiv, duke mbajtur larg ata toksik dhe duke shmangur ata që vetëm ankohen.

-Mendja e këtyre njerëzve është gjithmonë e hapur ndaj stimujve të jashtëm. Për këtë arsye nuk tolerojnë ballafaqimet, me ata që nuk janë në gjendje që të shohin përtej hundës së tyre.

-Zakonisht njerëzit inteligjentë janë të shkëlqyer dhe përkushtohen që kështu të jetë edhe jeta e tyre. Për këtë arsye një situatë profesionale jo shumë e kënaqshme, mund të mos pranohet lehtësisht prej tyre, shkruan noa.al.

-Njerëzit inteligjentë, duan të jenë zot të jetës së tyre, të jenë të lumtur, të bëjnë atë që duan dhe të rrethohen vetëm nga njerëz pozitiv. Për këtë arsye nuk pranojnë asnjëherë të jetojnë brenda skenarëve apo më keq akoma të mbijetojnë. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...