Transmetuar më 06-10-2019, 11:22

Zlatan Ibrahimovic i bën gjërat gjithnjë të bujshme… edhe për ditëlindjen e tij.

Për të festuar 38-vjetorin e lindjes, futbollisti i LA Galaxy, i bëri dhuratë vetes një makinë Ferrari Monza SP2 Limited Edition, me vlerë prej 1.5 milionë euro.

“Happy birthday Zlatan”, shkroi futbollisti suedez në profilin e tij në Instagram, duke prezantuar “thesarin” me katër rrota.

Një makinë ekskluzive, pasi në të gjithë botën si ajo Ferrari, ka vetëm 499 modele.

Tashmë makina që shihni në fotografi, është në garazhin e Ibra. /a.y/noa.al