Transmetuar më 06-10-2019, 22:42

Vetëm disa orë pas trajneri Edi Reya publikoi listën e lojtarëve të grumbulluar për Euro 2020 një lajm i keq vjen për kombëtaren në prag të sfidave të tetorit kundër Turqisë dhe Moldavisë.

Kapiteni Elseid Hysaj u kthye titullar me Napolin në ndeshjen e së dielës për kampionatin italian kundër Torinos, por u detyrua të lerë fushën me barrelë pas një dëmtimi të rëndë.

Mbrojtësi u rrëzua keq, pas një përplasje me Ansaldin dhe për këtë arsye e kishte të pamundur të vazhdonte ndeshjen.

Ai u largua me barrelë nga fusha e lojës, ndersa nëpërmjet një komunikate zyrtare, klubi i Napolit shkruan se Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit.

“Hysaj ka pësuar një thyerje të pjesshme të kockës në pjesën e kraharorit. Pas një ekzaminimi klinik dhe radiologjik, kjo ishtediagnoza e fundit për Elseid Hysajn, i cili doli nga sfida pas një përplasje në takimin mes Torinos dhe Napolit. Mbrojtësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidat e Kombëtares Shqiptare” – shkruan Napoli në një komunikatë zyrtare.

Takimi Torino-Napoli, i vlefshëm për “Serinë A” italiane, përfundoi me rrjeta të paprekura.

Më poshtë keni momentin kur Hysaj pëson dëmtimin e tmerrshëm./a.k/noa.al/