Dëshmitë tronditëse/ Si u mbytën e ëma me vajzën 10-vjeçe në pusin vaditës të fshatit
Transmetuar më 07-10-2019, 16:46

Familje të shumta nga fshati Alarup i Pogradecit i hapën gropat e thella, në formë rezervuari, me qëllim vaditjen, pasi siç shprehet ata, nuk ka mundësi tjetër për të punuar dhe mbijetuar në bujësi. "Ne nuk kemi ujë për të pirë, e jo për vaditje," tha një banor i shatit, teksa të gjithë ishin të tronditur nga tragjedia, ku një nga puset e hapura për vaditje humbën dje jetën nënë e bijë.

Nga hetimet dhe dëshmitë, vajza 10-vjeçe rrëshqiti dhe ra në pusin e thellë, ndërsa e ëma 35-vjeç u hodh ta kapte e ta shpëtonte, por nuk ia doli dot as vetë të mbijetonte.

I ati i vajzës ishte në emigrim, ndërsa dy vajzat e tjera të familjes, shkuan të shihte çka ngjarë, por kur nuk panë as të ëmën dhe as motrën, të alarmuara lajmëruan  të afërmit. Gjyshi i vajzës raportohet se i kishte nxjerrë ato ta pajeta nga pusi, kur policia dhe ambulanca shkuan në vendngjarje. Po dje u konfirmua nga blutë se vdekja e Liri Mazelli 35-vjeçe, nënë e katër fëmijëve dhe së bijës E. Mazelli 10-vjeçe, ishte aksidentale.

Banorët të tronditur raportojnë se gropat, janë shumë të rrezikshme por është mungesa e një sistemi vaditës, i detyron që t’i hapin ato, edhe pse paraqesin rrezik. Po kështu banorët e këtij fshati ngrenë edhe shqetësimin e ujit të pijshëm, që mungon prej kohësh në zonë.

Për mediat kryeplaku i këtij fshati Adriatik Hoxhallari, ka treguar edhe të gjithë ngjarjen se si ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku humbën jetën nënë e bijë.

Ndër të tjera ai ka thënë se këto gropa vijojnë të mbeten një problem i madh dhe mund të ketë pasoja të tjera.

"E ndjera është afruar tek ara, bashkë me fëmijën. Në një moment fëmija është shkëputur për të mbledhur arra, ose për të luajtur dhe ka rrëshqitur në brendësi të gropës. E ëma  duke parë mungesën e fëmijës është afruar tek gropa, duke parë mungesën e fëmijës ka parë shapkat jashtë dhe është hedhur në gropë. Fatkeqësi e të dyjave" dëshmoi kryeplaku.

"Personi i parë që është afruar ka qenë vajza e madhe e viktimës së bashku me vajzën e saj të vogël që e kishte në krahë. Duke vërejtur mungesën e nënës dhe të motrës, ajo ka lajmëruar gjyshin. Pas kërkimit me mjete rrethanore ata kanë nxjerrë dy trupat jashtë. Gropa të tilla janë krijuar për shkak të mungesës të sistemit vaditës dhe mungesës së ujit të pijshëm . Problemi është i madh mund të humbasin jetën shumë fëmijë" u shpreh Hoxhallari.

Banorët thonë se edhe një çezme që ka fshati për ujë të pijshëm, ka dalë nga ekspertiza i papërdorshëm.  Banorët bëjnë thirrje që shteti të ndërhyjë dhe të normalizojë situatën me ujin, pasi në këto kushte mund të përsëriten tragjedi të tjera, tronditëse./NOA.al

Loading...
Loading...