Jennifer Lopez paditet për 150 mijë dollarë
Transmetuar më 08-10-2019, 08:50

Jennifer Lopez është paditur për shkelje të së drejtës së autorit mbi një foto që ajo postoi në Instagramin e saj në vitin 2017.

Sipas dokumenteve gjyqësore, të paraqitura nga Splash News fotografia në fjalë tregon yllin e Hustlers duke mbajtur duart me të fejuarin Alex Rodriguez ndërsa ishte në New York City.

Në dokumente, Splash News shprehet se ata janë pronari dhe poseduesi ekskluziv i të drejtave të fotove që Lopez postoi.

“Paditësi asnjëherë nuk e licencoi të pandehurin. Sidoqoftë, Lopez e përdori atë pa autorizim ose leje nga paditësi për ta bërë atë,” deklarojnë dokumentet. “Konkretisht, Lopez ose dikush që vepron në emër të saj kopjoi Fotografinë dhe e shpërndau në Instagram, përmes llogarisë @jlo, në një postim të postuar më 7 nëntor 2017.”

Kompania pretendon në dokumente që Lopez ishte njoftuar për shkeljen e saj me anë të një letre që daton 12 dhjetor 2017.

Kompania po kërkon 150,000 dollarë dhe një urdhër kundër Lopez dhe ekipit të saj, duke i ndaluar ata të postojnë përsëri foton./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...