Instagrami sjell risinë më të re, me siguri nuk do ju pëlqejë
Transmetuar më 08-10-2019, 15:26

Nëse jeni mësuar të shihni aktivitetin e miqve tuaj (çfarë pëlqejnë, ku komentojnë, kë ndjekin), na vjen keq t’ju themi se nuk do të mund ta bëni më.

Instagrami i ndryshoi sërish rregullat dhe kësaj radhe vendosi të heqë opsionin “Following”, ku mund të shihje aktivitetin e njerëzve që ndiqje. Në disa përdorues opsioni është zhdukur, ndërsa tek ata që ekziston akoma, do të hiqet shumë shpejt.

Ky opsion u shtua në vitin 2011 dhe para se të shtohej “Explore”, ai ishte e vetmja mundësi ku njerëzit mund të zbulonin postime e llogari të reja, falë gjërave që pëlqenin miqtë e tyre.

Megjithatë, “Following” nuk ishte aq i përdorur nga njerëzit sa mund ta kishim imagjinuar. Një përfaqësues i Instagramit është shprehur për Buzzfeed se jo vetëm që nuk përdorej shumë si opsion, por shumë njerëz nuk e kishin idenë që ekzistonte.

Kompania dëshiron që Instagrami të jetë një rrjet social i thjeshtë dhe të shmangë ekspozimin e tepërt të aktivitetit të secilit përdorues, për këtë arsye "Following" u hoq si opsion.

Loading...
Loading...