Albin Kurti: Nëse nuk arrijmë koalicionin me LDK-në, Kosova shkon në zgjedhje të tjera
Transmetuar më 08-10-2019, 21:37

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, deklaroi se nëse nuk bëhet koalicion me LDK-në, Kosova shkon sërish në zgjedhje.

Sipas tij, secili version dhe përpjekje tjetër për formim të Qeverisë do të sillte luftë.

“Ose do merremi vesh, ose le të shkojmë prapë në zgjedhje. Ose le të bëhet koalicioni LDK – VV, ose të shkojmë në zgjedhje”, ka thënë Kurti në një intervistë për Kohën Ditore.

Ai tha se çdo tentativë tjetër që të cojë LDK-në me dikë tjetër, është ide e dhunshme.

“Ajo do të ishte dhuna me vullnetin e qytetarëve nëse dikush provon ta çojë LDK-në me dikë tjetër. Ato ide janë të dhunshme, ndaj nuk janë reale”, është shprehur Kurti.

Loading...
Loading...