Problematika e pronave pas dorëheqjes së drejtorëve, Lame: Në Vlorë s’gjen asnjë njeri me emrin “Durim”
Transmetuar më 09-10-2019, 17:20

Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës flet për problematikën e pronave në Shqipëri.

Artan Lame ka folur nga Elbasani për problematikën që po shoqëron institucionin më të rëndësishëm të pronave në vendin tonë, sidomos në disa rrethe si Vlora.

Një ditë pas dorëheqjes nga detyra e drejtueses së Kadastrës së Vlorës të Elona Hodajt, në krye të këtij institucioni është komanduar Taulant Canameti, i cili mbante postin e nëndrejtorit.

Duke iu referuar konkretisht rastit të Vlorës dhe ndryshimeve të drejtorëve, Lame bëri fajtorë vlonjatët, që sipas tij, janë më të padurueshëm se të tjerët.

Madje nuk ka munguar edhe që ta shoqërojë me një batutë atë që po ndodh aktualisht në qytetin bregdetar.

“Probleme si në Kadastrën e Vlorës do të dëgjoni edhe në qytete të tjera. I vetmi ndryshim në Vlorë është se nuk gjen një njeri me emrin ‘Durim’, tha Lame.

"Në Vlore njerëzit janë më të padurueshëm se të tjerët”, deklaroi kreu i Kadastrës në vendin tonë.

Lame ka paralajmëruar se ashtu siç ndodhi me Vlorën do të ndodhë edhe në bashkitë e tjera.

Më tej ai shtoi se “kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjeve dhe të pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmërinë”. “Do të dëgjoni shumë shpejt problematika në Sarandë, Shkodër, Lezhë”.

“Probleme si ky i Vlorës do të dëgjonin në shumë qytete të tjera. Ndoshta për fat të keq, që sot jemi në Elbasan për të mbyllë legalizimet, do dëgjoni probleme si ky i Vlorës edhe në Elbasan. Po dëgjoni në Durrës, do dëgjoni në Shkodër, për fat të keq do të dëgjoni edhe në Sarandë.

Probleme të tilla, sipas Lames, do të dëgjoni ngado për një arsye shumë të thjeshtë: kanë rënë  piramidat e vjetra të ndërhyrjeve dhe të pushtetit dhe tashmë nuk ka askush që të mbrojë paligjshmëritë dhe gjërat e bëra keq në njëzet e ca vjet.

Në Kadastrën e Vlorës, tre drejtorë kanë dhënë dorëheqjen brenda një muaji. /NOA.al

Loading...
Loading...