Aksident rrugor në Shkodër, makina përplas 10 vjeçarin
Transmetuar më 09-10-2019, 18:29

Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur sot nga një makinë.

Ngjarja ndodhi në Unazën Përendimore, tek ish-Zukthkashta, në Shkodër siç shihni në foto dhe video pamje nga vendi i aksidentit.

Mjeti me targa AA133SH, me drejtues shtetasi E. H. 37 vjeç, ka përplasur fëmijën E. H. vjeç 10, banues lagjen Salo Halili.

Ky i fundit u transportua për në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në sallën e operacionit, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi mjetit u shoqërua në ambjentet Drejtorisë së Policisë Shkodër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, ndërsa veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/

Loading...
Loading...