Transmetuar më 09-10-2019, 20:46

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Serbi për një vizitë dy ditore, ku pritet të firmoset një marrëveshje mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për sa i përket heqjes se barrierave të ndryshme për biznesin.

Nga zyra për shtyp e Ramës janë publikuar edhe pamjet ku kryeministri Rama është së bashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministren Serbe Ana Brnabic dhe kryeministrin e Maqedonise së Veriut, Zoran Zaev.

Ata gjenden në darkën zyrtare të shtruar nga Vuçiç.

Nesër pritet që në Novisad palët të takohen dhe të flasin mbi një marrëveshje për atë që po konsiderohet si mini shengeni ballkanik, raporton noa.al.