Transmetuar më 10-10-2019, 10:40

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kavajën orët e para të mëngjesit të sotëm. Pas një sherri brenda banesës së Marsida Qatjas  mes efektivit të policisë Bledar Toçi dhe ish të dashurit të saj, viktimë mbeti Dritan Haxholli ish i dashuri i Qatjas, dhe i plagosur efektivi i policisë Bledar Toçi, polic në burgun e Durrësit.

Mësohet se viktima i cili mbante dy emra Dritan Haxholli dhe Tan Peza, me të cilin gruaja kishte lidhje dashurie, disa javë më parë i kishte dhënë fund.

Mësohet se Marsida Qatja, grua e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve të mitur, burri i të cilës ishte në burg në Gjermani, ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, ky i fundit i divorcuar.

Pasi Marsida kishte vendosur që t’i jepte fund historisë me Haxhollin, rreth 38 vjeç, ky i fundit nuk e pranonte ndarjen dhe e shqetesonte të renë vazhdimisht.

Lidhur me këtë gruaja i kishte kërkuar ndihmë Bledar Toçit, efektiv i policisë i cili mbeti i plagosur, pasi atje do shkonte për tu sqaruar edhe Haxholli.

Por që ky i fundit ka hyrë në banesën e ish-të dashurës dhe ka qëlluar me armë, duke plagosur policin e burgjeve.

Më pas, siç ka njoftuar edhe policia, Toçi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Ngjarja në Kavajë mund të kishte përmasa edhe më të frikshme sesa kaq. Në banesën e Marsida Qatja, në momentin kur ndodhi krimi kanë qenë edhe 3 fëmijët e saj të mitur, përkatësisht të moshave 10, 7 dhe 2 vjeç./b.l/noa.al/