Media serbe akuzë të fortë ndaj Albin Kurtit: Na kërkoi 22 miliardë euro, kur u sigurua që fitoi
Transmetuar më 12-10-2019, 14:57

Fitorja e Albin Kurtit dhe deklaratat e tij të para si kryeministër i Kosovës se Serbia do të detyrohet të paguajë reparacione të luftës ndaj vendit të tij ka revoltuar mediet serbe.

Gazeta e njohur serbe “Blic” e ka cilësuar deklaratën e Kurtit arrogante, ndërsa bën dhe një akuzë të fortë ndaj tij. Lajmi në medien serbe hapet me titullin “Kurti bëri kërkesë arrogante ndaj Serbisë me kosto 22 miliardë euro, kur u sigurua që fitoi zgjedhjet”.

“Blic” shkruan në shkrim se kjo ishte deklarata e parë e Kurtit, pasi u sigurua se fitoi zgjedhjet, ndërkohë që kishte thënë se do të hiqte taksën ndaj mallrave serbe.

“Ne i kemi dëgjuar këto kërkesa arrogante edhe nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj. Nga një përllogaritje del se ajo që Kosova kërkon është një shumë prej 22 miliard eurosh”, thuhet në shkrim.

Loading...
Loading...