Transmetuar më 22-10-2019, 08:28

Princi Harry mbron të shoqen Meghan Markle, pasi i vëllai princi i kurorës William u shpreh i shqetësuar për brishtësinë e kunatës. BBC duke cituar burime nga pallati mbretëror anglez, Buckingham Palace, tregon disa të dhëna interesante lidhur me raportet mes princave të Anglisë.

William, është i shqetësuar për presionin e denoncuar nga i vëllai Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan në dokumentarin televiziv të xhiruar së fundmi në Afrikë.

Ai thotë se e njeh “situatën e brishtësisë” të vëllait dhe kunatës, dhe shpreson që pas asaj që ka ndodhur gjatë muajve të kaluar të jen më mirë.

Nga ana e tij Harry ndonëse e cilëson si të pazëvendësueshme lidhjen me vëllanë e madh, thotë se momentalisht ndodhet në një moment të jetës ku “rrugët tona janë ndarë, megjithëse ne jemi vëllezër dhe do mbetemi gjithmonë vëllezër”.

Më tej shton se ai do i gjendet gjithmonë pranë të vëllait dhe William për të.

Nga ana e saj Meghan në intervistën për dokumentarin tha se si disa miq anglezë e paralajmëruan para se të martohej me Harry, “Mediat do të shkatërrojnë jetën”. /a.y/noa.al