Transmetuar më 22-10-2019, 11:57

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, shprehet se vëmendja e SHBA është një garanci madhore për një të ardhme të mirë për hapjen e negociatave për anëtaresim të Shqipërisë në BE. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Vasili shkruan se “Vetëm me SHBA në krah ecën integrimi”!!

“Deklarimet e David Kostelançik në Forumin e Sigurisë në Beograd janë rruga e duhur, për ti njohur problemet e rënda të Shqipërisë dhe për ti zgjidhur ato si e vetmja mënyrë që Shqipëria të eci përpara.

Duke vënë gishtin në plagë si: sundimi i ligjit, korrupsioni galopant dhe lirinë e mediave demostrohet qartë diagnoza amerikane për pengesat e funksionimit të demokracisë në Shqipëri”, shkruan ai.

Më tej Vasili citon David Kostelancik në Forumin e Sigurisë në Beograd: “Një Ballkan Perëndimor më i fortë do të thotë partneritet më i fortë i BE dhe Euro-Atlantik. Ne jemi të interesuar për sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe luftën kundër korrupsionit në këtë rajon.”/b.l/noa.al/