Transmetuar më 22-10-2019, 12:10

Policia e Durrësit ndërhyri të parandalojë një konflikt mes disa personave në Shkozet, por dy prej protagonistëve kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë të cilët i neutralizuan dhe vunë në pranga.

Gjithçka nisi pasi në sallën operative mbërriti një telefonatë se në afërsi të një karburanti po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Shërbimet e Policisë pas ardhjes në ndihmë edhe të shërbimeve të tjera të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e tyre.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: M. H., 44 vjeç dhe F. H., 35 vjeç, banues në lagjen Nr. 14, Durrës për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësve të policisë të rendit publik, kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/