Transmetuar më 22-10-2019, 16:55

Një peshkaqen i llojit tigër, me gjatësi pesë metra e peshë rreth 500 kg është kapur në ujërat e detit Adriatik nga një anije peshkimi.

Peshkaqeni i rrezikshëm ka rënë në rrjetat e peshkatarëve së bashku me 15 këlyshë.

Petrit Drogea, kapiten i anijes, tha se peshkaqeni u kap në thellësinë 175 metra thellësi. Kjo është hera e dytë që kjo anije zë një peshkaqen të kësaj madhësie në det.

Klima ka ndryshuar dhe besohet se për këtë arsye, llojet e peshqve të mëdhenj gjenden edhe në cekëtinën e detit. Po ashtu peshqit e mëdhenj i afrohen bregut, edhe për shkak të ushqimit./NOA.al/