Transmetuar më 22-10-2019, 18:15

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në nismën e anëtarëve të Kryesisë së Partisë Socialiste, "Edhe një", që  në themel të saj ka integrimin e grave dhe vajzave në politikë dhe vendimmarrje, gjatë fjalës së tij deklaroi se femrat shqiptare nuk mund të jenë vetëm ‘dekor’.

Rama shtoi se ato duhet të bëhen pjesë e vendimmarrjeve.

Mes të tjerash, kreu i qeverisë, edhe në rolin e kreut të PS-së ngriti shqetësimin se edhe në zonat periferike në Tiranë roli i gruas nuk vlerësohet, prandaj edhe ironizoi burrat.

“Në periferi të Tiranës, që është bërthama e metropolit, situata është alarmante, pasi jo vetëm që kemi struktura që s’ka asnjë grua, por kemi burra që thonë; s’ka gra këtu ku jemi ne. Se ku shkojnë këta në darkë…!(qeshin nga salla). Se me kë i bëjnë fëmijët këta?! Se kush kujdeset për ta! Kjo mbetet pikëpyetje e madhe”, u shpreh Rama, duke shkaktuar të qeshura në sallë. /NOA.al/