Transmetuar më 22-10-2019, 18:54

Ka dakë nga qelia i vëllai i moderatores sw njohur Alketa Vejsiu, Endrit Vejsiu.

Ai  u arrestua një vit më parë në Lezhë, me 3 kg kanabis dhe 4 mina me telekomandë, sipas policisë.

Por në vendimin për lirimin e tij, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 5 vite burg dhe pezullimin e këtij vendimi duke e çuar në 5 vite shërbim prove, ndërsa Gjykata vendosi ta dënojë atë me 1 vit më shumë se sa kërkesa e Prokurorisë.

Nga bashkimi i dy veprave penale që rëndojnë mbi Vejsiun, “Prodhimin dhe shitja e narkotikeve”, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, organi i akuzës kërkoi dënimin me 5 vite burg, që me gjykim të shkurtuar shkon në 3.4 vite heqje lirie.

Prokuroria e Lezhës i kërkoi Gjykatës së këtij rrethi që të pezullojë dënimin me burg për të pandehurin Endrit Vejsiun, duke e çuar në Shërbim Prove, për një periudhë kohore prej 5 vitesh, dhe gjatë kësaj kohe të mos kryejë asnjë vepër tjetër penale, të mos përdorë armë, si dhe të mos shoqërohet me persona të dënuar.

Vendimi i Gjykatës së Lezhës, më 15 Tetor të këtij viti, i dha Endrit Vejsiut një dënim më të ashpër se ajo që kishte  kërkuar Prokuroria e Lezhës, duke e dënuar me 6 vite burg. Por me uljen e 1/3-ës, dënimi i tij shkon në 4 vite heqje lirie.

Në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, thuhet se duke qenë se Endrit Vejsiu ishte i padënuar më parë, Gjykata me kërkesën e Prokurorisë kërkoi pezullimin e dënimit, duke e kaluar nga burgimi në shërbimin e provës, çka solli edhe lirimin e tij një javë më parë./NOA.al