Transmetuar më 23-10-2019, 07:56

Këngëtari Alban Skënderaj i cili për vite me radhë ka jetuar në Itali, ka marrë një vlerësim të veçantë nga shteti fqinj.

Ambasada italiane e ka emëruar ambasadorin e parë të gjuhës italiane në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtari, duke publikuar fotografi në rrjetet sociale.

“Faleminderit ambasadorit Alberto Cullito dhe ambasadës Italiane në Shqipëri e cila më nderoi si të parin ambasador të gjuhës italiane në Shqipëri.

Një shembull miqësie, integrimi dhe respekti reciprok i dy popujve tanë”, shkruan Albani. /a.y/noa.al