Transmetuar më 23-10-2019, 08:10

Lexoni më poshtë: Presidenti i Philip Morris Italia reagon për studimin mbi efektet e IQOS: Redukton toksinat nga 90 deri 95%

Cigaret e IQOS, një pajisje që ngroh duhanin pa e djegur atë, janë po aq të dëmshme për mushkëritë, pasi cigaret elektronike dhe ato tradicionale shkaktojnë të njëjtat dëme në qelizat e këtyre organeve. Kjo u evidentua nga një studim i European Lung Foundation, i cili krahasoi pajisjen e re që ngroh duhanin me cigaret tradicionale. Këtu janë detajet e hulumtimit.

Cigaret që ngrohin duhanin në vend që ta djegin atë, siç është IQOS, janë reklamuar si më pak të rrezikshme për shëndetin, sepse ato do të zvogëlojnë përbërësit e dëmshëm të cigareve me 95%.

Por a është vërtet kështu? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, ekspertët testuan efektet e nikotinës të tre cigareve në dy lloje të qelizave njerëzore: qelizat epiteliale dhe qelizat e muskujve të lëmuar. Në mushkëri të shëndetshme, qelizat epiteliale paraqesin mbrojtjen e parë kundër grimcave të huaja që hyjnë në gojën tonë, ndërsa qelizat e muskujve të lëmuar ruajnë strukturën e rrugëve të frymëmarrjes.

Rezultatet e studimit

Duke ekspozuar qelizat e ndryshme në përqendrime të ndryshme të tymit të cigareve, avullit nga cigare elektronike dhe avullit nga duhani i ngrohur, ekspertët kanë evidentuar se tradicionalja dhe ato me duhan të ngrohur ishin shumë më toksikë për qelizat, si në nivele të ulëta ashtu edhe në ato të larta.

"Ne kemi vërejtur nivele të ndryshme të toksicitetit qelizor me të gjitha format e ekspozimit në qelizat e mushkërive njerëzore. Ajo që doli qartë është se produktet e reja nuk ishin në asnjë mënyrë më pak toksike për qelizat sesa cigaret tradicionale ose elektronike”, – shpjegojnë shkencëtarët.

Pasojat shëndetësore

Shkencëtarët shpjegojnë se dëmtimi i shkaktuar nga cigaret në këto qeliza mund të çojë në shkatërrimin e indeve të mushkërive, duke çuar në sëmundje fatale siç janë sëmundja kronike obstruktive pulmonare, kanceri i mushkërive dhe pneumonia dhe mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të astmës. /b.l/noa.al/

Përditësim

Presidenti i Philip Morris reagon për studimin mbi efektet e IQOS: Redukton toksinat nga 90 deri 95%

Studimi i European Lung Foundation ka evidentuar se fijet e duhanit me ngrohje, janë toksike për rrugët e frymëmarrjes po aq sa ato elektronike dhe tradicionalet. Eugenio Sidoli, president i Philip Morris Italia reagoi mbi këtë studim duke thënë se duhani me ngrohje redukton lëndët toksike midis 90 deri 95 për qind.

Z.Sidoli evidenton në videon që shikoni më poshtë se janë 1.1 miliardë njerëz në botë që janë konsumatorë të duhanit dhe shton se për të gjithë ata që e kanë të pamundur të ndalin duhanpirjen, janë duke punuar mbi zhvillimin e produkteve që reduktojnë sa më shumë efektet negative.