Transmetuar më 23-10-2019, 09:50

Një incident i pazakontë u shënua në Harbin, në distriktin e Daoli, të Kinës verilindore.

Një kamion i cili transportonte një avion Airbus 320, mbeti i bllokuar nën urë.

Avioni po transportohej nga një kamion, por lartësia nuk ishte parashikuar siç duhet, duke bërë që të bllokohet nën urë.

Për të zhbllokuar situatën, u përdor një taktikë më e thjeshtë, gomat e mjetit ishin shumë të fryra dhe u shfryn në mënyrë që të kalohej pengesa.

Video me momentet e pazakonta u publikua në rrjetet sociale, duke u përhapur me shpejtësi. /a.y/noa.al