Transmetuar më 23-10-2019, 14:23

Në rast rënie zjarri, zjarrfikësit këshillojnë që të mos humbet qetësia dhe të merren vetëm gjërat më të domosdoshme.

Në Elmira të New York, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dy vëllezër 21 dhe 33 vjeç, pasi panë që flakët po përfshinin shtëpinë e tyre, menduan që të shpëtonin pajisjen për të përgatitur metanfetaminën, lloj droge, duke lënë të vdiste Gladys Willow, gjyshen 82-vjeçare që ndodhej në shtëpi.

Dy të rinjtë janë vënë në shënjestër të akuzave dhe tashmë akuzohen për vrasje me dashje, pas ngjarjes së kësaj të hëne.

Prokurori i çështjes tha gjithashtu, se pasi shpëtuan nga rreziku, shkuan të blinin cigare, pa e denoncuar ngjarjen tek autoritetet, shkruan noa.al.

Jarret, më i madhi prej tyre ndodhjet në burg, ndërsa Justin po hetohet në gjendje të lirë. /a.y/noa.al