Transmetuar më 23-10-2019, 14:39

Në Rumani, mes maleve Banatului, ekziston një fshat i vogël tërheqës me emrin Eibenthal, i cili ka një veçanti unike, është fshati i vetëm ku nuk ekzistojnë vjedhjet.

Në këtë zonë nuk ekziston një rajon policie, edhe sepse nuk ka nevojë.

Me sa duket, banorët e zonës janë shumë paqësor dhe të respektueshëm me njeri tjetrin, aq sa kriminaliteti është zero.

Nuk është e pazakontë që në Eibenthal, të shohësh çanta të varura në dyert e  shtëpive, me para brenda.

Zakonisht kjo ndodh për furnizuesit me bukë, të cilët marrin paratë dhe lënë produktin.

Me statistika rezulton se në 20 vjet, në këtë fshat nuk ka ndodhur asnjë vjedhje.

Tradita vendase e do që paratë të lihen varur në një çantë, dhe kjo ka ardhur pasi vite më parë furnizuesit e bukës duhet të prisnin pagesën dhe duke humbur kështu shumë kohë. /a.y/noa.al