Transmetuar më 23-10-2019, 16:05

Dy shqiptarë janë aksidentuar rëndë në Greqi me pasojë vdekjen e njërit dhe plagosjen serioze të tjetrit.

Aksidenti ndodhi në Maleme, natën duke gdhirë dita e sotme në superstradën e vjetër Chania-Kissamos.

Shqiptari që humbi jetën në Kretë, në aksidentin me motor mësohet se është 31 vjeçari nga Burreli, Kastriot Karaj, foton e të cilit e shihni në galeri.

Mediat greke raportojnë se 31 vjeçari udhëtonte me motor bashkë me shqiptarin tjetër 34 vjeç, mik i tij, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur.

Raportohet se motori ka humbur kontrollin e motorit dhe janë përplasur në trotuarin anash autostradës.

Mësohet se 31-vjeçar humbi jetën në vend, ndërsa 34-vjeçari u plagos rëndë dhe ndodhet në spitalin e Chania.

Sipas mediave helene, 34-vjeçari iu nënshtrua një operacioni, por për fat të keq mjekët duhej t’ia prisnin njërën këmbë. /NOA.al